“Mbrojti Kushtetutën dhe kontribuoi në…”, Ilir Meta mesazh për vdekjen e Artur Zhejit: E kisha mik

“Mbrojti Kushtetutën dhe kontribuoi në…”, Ilir Meta mesazh për vdekjen e Artur Zhejit: E kisha mik

Me një reagim publik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Meta e cilësoi Zhejin si një intelektual të angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës. Ai kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zhejit si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, ku dha një kontribut të çmuar politik e shoqëror. “Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të...