Murati i përgjigjet Tahirit: Pensionet e veteranëve janë rritur për 20%

Murati i përgjigjet Tahirit: Pensionet e veteranëve janë rritur për 20%

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kritikave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi Vetëvendosjen për vendimin e kandidaturave për kryeparlamentar dhe për përjashtimin e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nga paga minimale.Murati, i cili nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e 56-të konstituive për kryetar të Kuvendit, ka theksuar se gjatë mandatit të tij pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është katërfishuar, duke arritur standardin e NATO-s prej 2% të BPV-së.Ai shtoi se kritikat e Tahirit nuk mbështeten në fakte, duke përmendur se gjatë kohës kur PDK ka qeverisur, pensionet për veteranët dhe familjet e dëshmorëve nuk janë rritur dhe...