Specialja ndalon vizitat për Thaçin, avokatët flasin për shkelje të të drejtave

Specialja ndalon vizitat për Thaçin, avokatët flasin për shkelje të të drejtave

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosën më 18 gusht 2025 ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona tek ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim. Mes të ndaluarve janë Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër persona të tjerë.Vendimi erdhi pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila kishte kërkuar ndalimin edhe për tre vëllezërit e Thaçit, por gjykata refuzoi këtë pjesë për të ruajtur kontaktin familjar, sidomos pas vdekjes së babait të ish-presidentit.Avokati Artan Qerkini vlerëson se ky vendim shkel nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton të drejtën për jetën private dhe familjare. Ai thekson se kërkesa e ZPS-së nuk plotëson testin e...