Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
In Memoriam/ Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji!
Është shuar sot Artur Zheji, një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikes dhe gazetarisë shqiptare. Publicist, analist, mendimtar dhe një ndër zërat më të artikuluar të shoqërisë sonë, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë ai është ndjerë keq rreth orës 16.10 dhe gjatë kohës që po transportohej në spital ka ndërruar jetë. Lindur më 29 gusht 1961 në Tiranë, Artur Zheji rridhte nga një familje me rrënjë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare. Djali i gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur Petro Zheji dhe i aktores së shquar Besa Imami, ai u rrit në një ambient të pasur kulturor dhe intelektual, që më vonë do të shërbente si themel për...