Djali i Petro Zhejit, publicist i mprehtë e mendimtar erudit, kush ishte Arturi, pinjolli i dinastisë Zheji

Djali i Petro Zhejit, publicist i mprehtë e mendimtar erudit, kush ishte Arturi, pinjolli i dinastisë Zheji

U largua nga jeta një prej mendjeve më të ndritura të kohës sonë, Artur Zheji, mendimtar erudit, publicist i mprehtë dhe shpirt i paepur. Ai ishte një mentor dhe intelektual brilant që na ka sfiduar të shohim më thellë, më përtej, më me dritë. I lidhur ngushtë me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e këtij vendi, ai ishte pinjolli i një dinastie të madhe historike e kulturore shqiptare si djali i gjuhëtarit të shquar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, nipi i studiuesit të njohur Gjergj Zheji dhe si intelektual e deshi Shqipërinë si pakkush tjetër. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta le pas një dhimbje të thellë për vendin që e deshi dhe e kritikoi me një dashuri të pakushtëzuar. Zheji...