Jetëshkrimi/ Kush ishte Artur Zheji

Jetëshkrimi/ Kush ishte Artur Zheji

Artur Zheji, lindur më 29 gusht 1961, është gazetar, publicist dhe drejtues emisioni shqiptar, gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik ‘360 Gradë’. Artur Zheji ndërroi jetë këtë të shtunë në një restorant në Sarandë, pas një arresti kardi kardiak ndërsa ndodhej nën shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit të tij.