Vdes gazetari Artur Zheji, pëson arrest kardiak gjatë drekës me familjen në Sarandë

Vdes gazetari Artur Zheji, pëson arrest kardiak gjatë drekës me familjen në Sarandë

Artur Zheji SARANDË-Gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Sarandë, pasi pësoi një arrest kardiak gjatë një dreke me familjen. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po qëndronte me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë drekës ai ka shfaqur shenja shqetësimi dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Menjëherë është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal “Petro Nako” të Sarandës, por fatkeqësisht mjekët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e nevojshme dhe ai ka mbërritur pa shenja jete. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt...