Skandal/ Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin pas investigimit për lidhjet me krimin dhe politikën

Skandal/ Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin pas investigimit për lidhjet me krimin dhe politikën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas publikimit të një investigimi nga portali Timoni.al, ku gazetari Almer Toska është kërcënuar hapur nga biznesmeni Lul Morina. Kërcënimet kanë ardhur pasi raportimi zbardhi aktivitetet e dyshuara kriminale të Morinës, përfshirë lidhjet e tij me politikën dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, lejet e ndërtimit të përfituara, dhe të kaluarën e tij të errët. Sipas denoncimit të vetë gazetarit, pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyerje ndaj familjes së tij, me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë të heshtë. Gazetari Toska, në një njoftim publik, ka thënë se kërcënimet nuk do ta ndalin në detyrën e tij për të zbardhur të vërtetën. Kërcënimi i gazetarit ka shkaktuar reagime edhe në politikë. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment...