Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Sarandë/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji
Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen. Ai ndodhej duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Argjiroja.net i shpreh ngushëllime familjes Zheji.