Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë. Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet...