Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cristiano Ronaldo në lot, Al-Nassr nuk ia del dot në finale. Al-Ahli fiton falë “ruletës ruse” (video)
Al-Ahli është fituesja e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi mposhti në finale nga pika e bardhë e penalltisë, Al-Nassr. Në HongKong u luajt sot finalja e madhe mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, ku koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 dhe fituesi u vendos nga “ruleta ruse”. Al-Nassr erdhi në finale pasi mundi 2-1 në gjysmëfinale Al-Ittihad, ndërsa Al-Ahli fitoi thellë 5-1 në gjysmëfinale ndaj Al-Qadisah. Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus kaloi i parë në avantazh. Në minutën e 41-të, pas një prekje topi me dorë brenda zonës nga mbrojtësi i djathtë i Al-Ahli, Majrashi, arbitri akordon penallti. I zakonshmi Cristiano Ronaldo merr topin dhe me qetësinë që e karakterizon, dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, në fund të shtesës së pjesës së parë, Al-Ahli...