Lul Morina, “trafikanti i femrave” që nga demokrat u bë “ushtar” i Belinda Ballukut për disa leje ndërtimi

Lul Morina, “trafikanti i femrave” që nga demokrat u bë “ushtar” i Belinda Ballukut për disa leje ndërtimi

Akuza të forta kundër tij ka bërë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ka denoncuar ndërtimin pa leje të një godine nga 9 deri në 15 kate nga biznesmeni Morina. Kjo nuk është thjesht një shkelje urbane, është një demonstrim i hapur i pushtetit që ka ndërtuar në kurriz të ligjit dhe në kurriz të qytetarëve. Bardhi ka shtuar gjithashtu se Morina ka qenë i angazhuar në blerjen e votave në zonën e Dërmenasit, ku janë hedhur afro 4 milionë euro vetëm për të siguruar fitoren e socialistëve. Dhe historia nuk mbaron këtu: një vendim i qeverisë, sipas denoncimeve, i hap rrugën Morinës të ndërtojë edhe një resort luksoz në jug të vendit, duke e shpërblyer për shërbimet politike që...