Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E konfirmon klubi, mbrojtësi zgjedh Shqipërinë. Largohet nga Maqedonia e Veriut
Xhezair Avduli do të jetë një nga risitë e trajnerit Alban Bushi, në listën për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21 në muajin shtator, ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës. Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Arsimi ka zbuluar se mbrojtësi i majtë ka marrë ftesë nga Shqipëria dhe do të jetë pjesë e kuqezinjve. 21-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, por ka vendosur të luajë për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen. “Klubi ynë ka kënaqësinë tu ju njoftojë se lojtari ynë Xhezair Avduli është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në periudhën 1–9 shtator 2025. Ky është një hap i madh për yllin tonë, për klubin tonë dhe për gjithë...