Tragjedi në familje/ Humb jetën vajza 4-vjeçare u mbyt në pishinën pranë banesës, familja shqiptare del para gjykatës

Tragjedi në familje/ Humb jetën vajza 4-vjeçare u mbyt në pishinën pranë banesës, familja shqiptare del para gjykatës

Afat për të dëshmuar para gjyqtarit hetues të hënën kanë kërkuar dhe marrë nëna, babai dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçare shqiptare që u gjet pasditen e së premtes e pajetë në një pishinë vile në Paksos, pranë shtëpisë ku jetonte familja e saj. Prokurori ka ngritur padi penale ndaj tre të afërmve të vajzës për ekspozim të të miturit në rrezik, pasi nëna e saj 24-vjeçare, babai dhe gjyshi ndodheshin në shtëpi dhe flinin në momentin kur 4-vjeçarja u zhduk. Të afërm të vajzës së mitur kanë deklaruar se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja ndodhi papritur, brenda pak minutash. Sapo familjarët kuptuan që vajza mungonte, ata njoftuan policinë dhe nisën kërkimet së bashku me fqinjët dhe forcat e policisë, por...