Shkollat në fshatra në “agoni”, Korçë, numri i pakët i nxënësve ka lënë bosh ndërtesat arsimore

Shkollat në fshatra në “agoni”, Korçë, numri i pakët i nxënësve ka lënë bosh ndërtesat arsimore

Fshatrat e Dardhës, Boboshticës dhe Polenës në Korçë nuk kanë më shkollat e tyre të arsimit të detyrueshëm. Antonia Caprazi është një nga mësueset e vjetra të fshatit Boboshticë, e cila tregon se dikur shkolla ka pasur afro 200 nxënës, ndërsa tani ajo është e mbyllur. “Filloi të binte numri i nxënësve sepse të gjithë morën pasaporta greke dhe i morën andej. Shkolla është mbyllur në 2007. Fëmijët që mbetën vazhduan në Dvoran. Lindja e fundit është në 2018.”, shprehet mësusesja. E njëjta situatë është edhe në fshatin Polenë, ku këtë vit edhe ata pak nxënës nuk do të ulen në bankat e kësaj shkolle, por në një tjetër. “Kanë dalë mijëra breza, janë shkolluar qindra mijëra nxënës. Ka pasur shumë nxënës. Këto kohët e...