Referencat rrisin taksën e pronës, agjentët e tregut imobiliar: Çmimet nuk ndalen, duhet edhe rivlerësim periodik

Referencat rrisin taksën e pronës, agjentët e tregut imobiliar: Çmimet nuk ndalen, duhet edhe rivlerësim periodik

Me rishikimin e çmimeve të referencës për të gjitha bashkitë e tjera përveç Tiranës, pritet të rritet edhe detyrimi që qytetarët kanë për të paguar për taksën e ndërtesës. Sipas formulës, kjo taksë llogaritet sa 0.05% e vlerës së apartamentit. Duke qenë se me referencat e propozuara, vlera e apartamentit për zona të ndryshme pëson rritje të ndryshme, do të shtohet edhe detyrimi për taksën. “Çmimet e referencës që do të rriten, sidomos në bregdet, do të rrisin edhe taksën e pronës së dytë, të tretë. Nëse sot një apartament kushton 100 mijë euro dhe me referencat shkon në 200 mijë euro, automatikisht dyfishohet taksa e pronës së parë. Por kur shkojmë te prona e dytë e tretë, që do të bëhet 2-4 herë më...