Çlirohen hapësirat në Durrës, Rama ndan pamjet nga aksioni i autoriteteve vendore: Vazhdojmë!

Çlirohen hapësirat në Durrës, Rama ndan pamjet nga aksioni i autoriteteve vendore: Vazhdojmë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike, duke ndarë këtë herë pamje nga qyteti i Durrësit. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, duket shembja e strukturave të ngritura përgjatë zonave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave është shtrirë në disa qytete të vendit, me synim kthimin e zonave publike në funksion të qytetarëve. Rama ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një aksion të kufizuar vetëm në sezonin veror, por për një projekt afatgjatë. “Rilindja Urbane 2.0”, siç e ka quajtur vetë kryeministri Rama, është konceptuar të vijojë në katër vitet e ardhshme. /vizionplus.tv