Rama kritikoi dy gjykatësit e Tiranës për vendimet ndaj ndërtimeve pa leje, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Gjuhë e papranueshme, presion i hapur

Rama kritikoi dy gjykatësit e Tiranës për vendimet ndaj ndërtimeve pa leje, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Gjuhë e papranueshme, presion i hapur

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykatësve të Tiranës, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu. Deklarata e plotë e Unionit të Gjyqtarëve Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës. Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë...