Opozita me tre grupe parlamentare, pas Metës Berisha pritet t’i japë hua deputetë edhe republikanëve, Mediu: Po negociojmë

Opozita me tre grupe parlamentare, pas Metës Berisha pritet t’i japë hua deputetë edhe republikanëve, Mediu: Po negociojmë

Para se legjislatura e re te trokasë Sali Berisha duhet të zgjidhë  ekuacionin me aleatët historik të cilëve iu siguroi një ulëse të sigurtë në Kuvend, por që presin që kryedemokrati t’i ndihmojë edhe më krijimin e një grupi kuvendor. Pak ditë pasi në Top Channel numri dy i Partisë së Lirisë,  Tedi Blushi konfirmoi krijimin e grupit parlamentar te Metës, kryerepublikani Fatmir Mediu deklaron se janë në bisedime me Partinë Demokratike për të krijuar edhe grupe te tjera opozitare. Jo vetëm Ilir Meta, edhe aleatët historik të Partisë Demokratike  presin që Sali Berisha tu bëjë nderin e fundit. Në prag të legjislaturës së re, Fatmir Mediu konfirmoi bisedimet me  Partinë Demokratike qe mban hapur merkaton e transferimit te deputeteve  brenda kampit opozitar. Për kryerepublikanin...