Vuçiç çon popullin në përplasje civile, nxjerr administratën në antimitingje

Vuçiç çon popullin në përplasje civile, nxjerr administratën në antimitingje

Nga sot në orën 18:30, në mbi 80 qytete dhe komuna të Serbisë do të zhvillohen tubime të ashtuquajturve “qytetarë që kundërshtojnë bllokadat”, të organizuara dhe të shtyra fuqimisht nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave pranë qeverisë, SNS ka bërë thirrje masive për pjesëmarrje, duke tentuar të krijojë përshtypjen e një reagimi spontan qytetar. Mediat proqeveritare si Politika dhe Informer raportojnë për mobilizim në pothuajse 80 qytete dhe komuna, duke e paraqitur këtë si “përgjigje ndaj muajve të protestave dhe bllokadave”. Ndërkohë, portali 021 vëren se tubimet po ndodhin në të gjitha qeveritë lokale të Vojvodinës, përveç Novi Sadit, dhe thekson se ngjarjet e mëparshme, të mbajtura më 20 gusht, ishin të organizuara nga një OJQ e lidhur ngushtë...