Dinamoja kërkon ndihmën e tifozëve për të shkruar historinë: Edhe 90 minuta shpresë, të gjithë në stadium

Dinamoja kërkon ndihmën e tifozëve për të shkruar historinë: Edhe 90 minuta shpresë, të gjithë në stadium

E enjtja e ardhshme do të jetë një ditë vendimtare për Dinamon. Klubi shqiptar do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Jagiellonias, kur do të përcaktohet përfundimisht se cili ekip do të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës. Ballafaqimi i parë përfundoi në favor të polakëve, të cilët fituan me shifrat 3-0. Dinamoja ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të përmbysur këtë rezultat të thellë. Klubi ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku përpos të dhënave për zhvillimin e ndeshjes, ka shkruajtur: “Edhe 90 minuta shpresë, të gjithë bashkë në stadium për Dinamon”. Kjo sfidë do të luhet më 28 gusht në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Në rast kualifikimi, Dinamoja do të shkruante historinë, teksa për herë të...