Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”. Pjesë e këtij eventi kulturor janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autor nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ndajnë eksperiencat dhe emocionet e tyre me lexuesit. Shkrimtaret pjesëmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e mire për të ofruar lexuesit me librin, në një kohë që bota virtuale po ecën me ritme të shpejta. Organizatorët synojnë të kthejnë këtë event në një traditë të përvitshme kulturore në Shëngjin. Panairi i librit “Valë dhe Fjalë” në Shëngjin do të zgjasë për dy ditë më radhe, ndërsa interesi i lexuesve që në ditën e...