A ka falimentuar “Air Albania”?

A ka falimentuar “Air Albania”?

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj kompanisë ajrore “Air Albania”, duke deklaruar se “krenaria kombëtare” e shpallur nga kryeministri Edi Rama, po shkon drejt falimentimit. Kjo deklaratë vjen pas anulimit të fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, vetëm dy muaj pas njoftimit. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, theksoi se kompania ka publikuar vetëm bilancin e vitit 2018 dhe që prej atëherë nuk ka ofruar asnjë pasqyrë financiare. Kjo fshehje, sipas opozitës, ngre dyshime të forta për një krizë të thellë financiare. Vangjeli e lidhi këtë situatë me shpenzimet e mëdha të udhëtimeve të kryeministrit Rama me avionë charter, një praktikë që opozita e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe për të cilën ka kërkuar një komision hetimor. Kjo kërkesë u rrëzua nga mazhoranca në Kuvend....