Ekzaminime shtesë mjekësore për Boniface, shtyhet zyrtarzimi te Milani. Ja dilemat

Ekzaminime shtesë mjekësore për Boniface, shtyhet zyrtarzimi te Milani. Ja dilemat

Zyrtarizimi i Victor Boniface te Milani vazhdon të shtyhet. Sulmuesi nigerian, i mbërritur dje në Milano për të nisur aventurën e tij të re me fanellën kuqezi, është në qendër të një situate të veçantë, që lidhet me gjendjen e tij fizike. Në të kaluarën, lojtari ka pësuar dy herë këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe sezonin e kaluar, me Bayer Leverkusen, për shkak të disa problemeve fizike, ka luajtur vetëm 27 ndeshje. Për këtë arsye, në orët e fundit ka predominuar shqetësimi i Milanit që përveç kontrolleve rutinë të ditës së djeshme, sulmuesi të kryente edhe vizita shtesë. Këto ekzaminime janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në mënyrë shumë më të detajuar dhe rigoroze sesa zakonisht. Rezultati përfundimtar pritet të mbërrijë sonte, pas debutimit të...