E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder”

E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder”

Ndeshja e Ligue 1, PSG-Angers, në debutimin e sezonit për skuadrën e Luis Enrique, ka sjellë një moment të pazakontë dhe të komentuar gjerësisht. Pas vetëm 20 minutash lojë, arbitri francez Hakim Ben El Hadj, 47 vjeç, u detyrua ta braktiste ndeshjen për shkak lëndimi në kofshën e majtë, pas një sprinti të gjatë. El Hadj, që po arbitronte ndeshjen e tij të 185-të zyrtare, u përpoq të vazhdonte, por pas konsultimeve me federatën u bë e qartë se nuk mund t’ia dilte. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa në fushë hyri Mickawl Leleu, i katërti i ndeshjes, si arbitër kryesor. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte pamja e tij fizike. Leleu u shfaq me një trup të formësuar si “billder”, madje...