Kritikat e Ramës, Unioni i Gjyqtarëve: Denigrim i figurës së gjyqtarëve

Kritikat e Ramës, Unioni i Gjyqtarëve: Denigrim i figurës së gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve lidhur me vendimet e tyre të marra. Kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqësi për gjyqtarin Hazbi Balliu dhe së fundmi edhe ndaj Klarent Demirit. Reagimi i plotë Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës. Pa...