Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Abuzoi seksualisht me mbesën e tij, nisin hetimet për 51-vjeçarin në Elbasan
                            Një rast i rëndë është raportuar sot nga Elbasani. Policia ka nisur hetimet për një 51-vjeçar pasi është kallëzuar nga mbesa e tij se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen e rëndë. “Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, sipas policisë.