Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“14 zyrtarë nën hetim”, SPAK konfirmon zyrtarisht: Përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër
Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi dje se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Gjithashtu, kur është pyetur për mundësinë e caktimit të masave sigurimi ndaj ndonjë ministri, SPAK ka sqaruar se “një ish-ministër është nën hetim”. Ndërkohë, në lidhje me deputetët e zgjedhur pas datës 11 maj, SPAK ka pohuar se asnjëri prej tyre nuk është regjistruar deri tani si i hetuar për vepra penale. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike. Institucioni ka sqaruar...