Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, hap edicionin e Vajzëfest 2025

Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, hap edicionin e Vajzëfest 2025

Nata e parë e “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi” ka sjellë atmosferë të veçantë në fshatin Vajzë të Vlorës, duke e kthyer këtë zonë në një qendër të artit, kulturës dhe mikpritjes shqiptare. Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë momente nga hapja e festës, duke ftuar qytetarët të bashkohen në aktivitetet e ditëve në vijim. “Me këto momente nga nata e parë e Vajzë Fest, ju mirëpresim sot në orën 17:00 në Amantia në natën Olimpike”, ka shkruar ai. Një nga risitë e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke rikthyer simbolikisht shpirtin e lojërave të lashta në një hapësirë historike. Vizitorët mund të marrin pjesë...