40-vjeçari që masakroi për vdekje gruan ende në kërkim, zbardhet dosja e krimeve dhe dënimeve të Nakolecit që nga viti 2013

40-vjeçari që masakroi për vdekje gruan ende në kërkim, zbardhet dosja e krimeve dhe dënimeve të Nakolecit që nga viti 2013

Policia greke në Volos ende nuk ka rënë në gjurmët e 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili akuzohet se masakroi për vdekje me një thikë kuzhine bashkëshorten e tij 36-vjeçare, pas një grindjeje të radhës në familje. I dyshuari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor. Deri tani kërkimet për të kanë dështuar, ndërsa familjarët në Shqipëri dhe daja i tij në Korçë apeluan që të dorëzohej dhe të rrëfente krimin në familje. Nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të...