Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Laç pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle. Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja i lindur në Lezhë akuzohet për disa vepra penale në Spanjë. Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të...