Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Freski dhe ajër i pastër”/ Fluks në Voskopojë, atraksioni natyror mbetet destinacioni i preferuar i turistëve në juglindje
Voskopoja edhe këtë vit është një ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë qetësinë dhe freskinë e natyrës. Mes kurorës së gjelbër dhe ajrit të pastër qëndron fshati me rrugë e shtëpi të gurta, kisha shekullore e shumë tradita që lenë gjurmë tek ata që e shohin për herë të parë. “Vijmë nga Parisi. Udhëtuam me tren dhe qëndruam disa ditë në Torino dhe më pas shkuam në Bari. Prej aty udhëtuam me traget shkuam në Tiranë, Shkodër, vizituam Komanin dhe tani erdhëm në Voskopojë për të qëndruar dy ditë. Erdhëm këtu sepse na pëlqen arti bizantin dhe donim të vizitonim kishat ndaj erdhëm. Sapo arritëm këtu por gjatë rrugës pamë disa kuaj dhe përshtypja e parë është...