Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete

Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete

Një 40-vjeçar i cili përdorte katër identitete të ndryshme është arrestuar në Laç me qëllim ekstradimin. Ai u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 58”. Në pranga është vënë Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, banues në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar ndaj 40-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, "Pjesëmarrje në organizatë kriminale" dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”. Gjoka ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin...