U lënduan nga një mjet i mprehtë, përfundojnë në spital dy persona në Prishtinë

U lënduan nga një mjet i mprehtë, përfundojnë në spital dy persona në Prishtinë

Dy persona janë lënduar në Prishtinë nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lajmin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai. Pllana tutje njoftoi se aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.