Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FSHF organizon në shtator turne miqësor triangolar U-19, marrin pjesë Shqipëria, Kosova & Moldavia
Federata e Futbollit do të organizojë një turne miqësor triangolar U-19, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Moldavia dhe Kosova. Turneu do të nisë më 4 shtator dhe do të përfundojë më 8 shtator. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja hapëse e turneut është Shqipëri U-19 – Moldavi U-19, e cila do të luhet më 4 shtator, në orën 17:00. Më 6 shtator është programuar takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, që do të zhvillohet në orën 10:30. Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, do të luhet më 8 shtator, në orën 10:30. Ky turne shërben si përgatitje për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026. Shqipëria U-19 është pjesë e Grupit 5, së bashku me Ukrainën, Malin...