Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Theo Hernandez nuk e harron Milanin, ja urimi që i bën për sezonin e ri të Serie A
23 Gusht 2025 12:28 Alfred Lleshi Theo Hernandez nuk e harron Milanin, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Mbrojtësi francez ka qenë për një kohë të gjatë titullar në krahun e majtë të kuqezinjve, duke shënuar gola dhe dhuruar asistime për shokët e skuadrës. Tani fillon një aventurë e re në Arabinë Saudite, pasi u transferua tek Al-Hilal në korrik, megjithatë dëshmon kujdes dhe afeksion për ish-skuadrën e tij. Mbrojtësi ka publikuar një urim në profilin e tij “X” për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që sonte do të zbresë në fushë kundër Cremonese për javën e parë të Serie A: “Fat të mbarë për sezonin 2025-2026 të Serie A!” All the best fot the 2⃣5⃣/2⃣6⃣ season of @SerieA 🔴 @acmilan ⚫️ #Memories #SempreMilan...