Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli”
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-bomberi italian Christian Vieri ka komentuar aktualitetin tek Interi dhe sidomos repartin ofensiv, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Francesco Pio Esposito, i cili shkëlqeu në Botërorin e Klubeve me fanellën zikaltër: “Pio Esposito më ngjan mua? Nuk më pëlqejnë krahasimet, por është një talent i vërtetë, potencialisht shumë i fortë. Në Botërorin e Klubeve tregoi çfarë numrash ka, por tani topi është në këmbët e tij. Me atë fizik duhet të punojë dyfish, të shtyjë çdo ditë në maksimum për të qenë në formë, edhe sepse tek Interi nuk do të mund të luajë gjithmonë, duke pasur përpara Lautaron dhe Thuram, një nga dyshet më të mira në botë. Duhet durim, gjykimi do të varet nga...