Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

Nga: Robert Elsie Zbulimi i Shqipërisë, si dhe i kulturës dhe i historisë së saj, nuk fillon vetëm me tekste, por edhe me fotografi… Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni në vjeshtë të vitit 1863, albanologu Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) u shoqërua nga fotografi austriak Jozef Sekeli (Josef Székely, rreth 1838- 1901), i cili thuhet se ka bërë ndër fotografitë më të hershme të Shqipërisë. Koleksioni i tij përfshin 50 fotografi, me pamje të Shkodrës, të Prizrenit, të Ohrit dhe të Manastirit. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë ishte dukuri e zakonshme për udhëtarët, shkencëtarët dhe albanologët në Shqipëri të merrnin në aparat fotografik me vete...