Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vëllezërit dhunojnë 22-vjeçaren në Tiranë, nisin hetimet ndaj tyre
Dy vëllezër janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar një 22-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. L. dhe R. L., vëllezër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me një send të fortë një 22-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Top Channel