Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe luftimin e informalitetit. Gjatë verifikimeve në pika shitjeje të produkteve ushqimore, u evidentuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve. Si rezultat, AKU vendosi 8 masa administrative me gjobë dhe bllokoi rreth 3 mijë kilogramë fruta dhe perime, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim. AKU bëri me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë për konsumatorin dhe rritjen e formalizimit në sektorin ushqimor.