Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërheq turistë kureshtarë për komunizmin
Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, një prej objekteve të trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në vitet e diktaturës, ka shërbyer si strehë e sigurt për strukturat drejtuese të kohës në rast lufte. Sot, është kthyer në një atraksion turistik që ngjall shumë kureshtje te vizitorët, për historinë dhe sekretet që mbart. “Vij nga Austria. Kemi vizituar kështjellën dhe tunelin dhe objekte historike mjaft interesante. Më pëlqeu shumë Gjirokastra”. “Unë jam nga Franca dhe zgjodha të vizitojë Gjirokastrën pasi ma kishin sugjeruar miqtë e mi. Sapo vizitova tunelin dhe mbeta e impresionuar nga historia që mbart. Ky është një objekt që mbart shumë vlera për qytetin tuaj”, u shprehën disa nga vizitorët. Sipas të dhënave nga ciceronët e këtij tuneli këtë muaj vizitueshmëria ka qenë...