Superioria me dy takime, Partizani mbyll nesër

Superioria me dy takime, Partizani mbyll nesër

Edicioni i 87-të i Superiores shqiptare nisi dje me Vllaznia-Egnatia i cili që në start dha idenë se ky sezon i ri futbollistik do të ketë rivalitet në çdo fushë. Natyrisht lëvizejt e shumta të kryera gjatë verës (vijojnë ende deri më 31 gusht) pritet të reflektohen në fushë ndërsa për të parë të tjera sfida të paparashikuara duhet pritur jo vetëm java e parë por dhe ato që pasojnë. Së paku në 4-5 javë… Ndërkohë sot Abissnet Superiore ka në program dy takime. Në orën 17:00, në “Adush Muça”, përballja Bylis- Tirana ndërsa në orën 20:00 në “Elbasan Arena” takimi AF Elbasani- Flamurtari i Vlorës. Me Teuta-Dinamo e shtyrë nga FSHF për në 5 shtator, ky raund mbyllet të dielën teksa në “Arena e...