Maduro denoncon zbarkimin e trupave amerikanë në brigjet e Venezuelës: Veprim imoral dhe i jashtëligjshëm

Maduro denoncon zbarkimin e trupave amerikanë në brigjet e Venezuelës: Veprim imoral dhe i jashtëligjshëm

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro tha të premten, gjatë një eventi për të “mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe paqen”, se vendosja e trupave të njoftuara nga qeveria amerikane në Karaibe është pjesë e një plani që është “imoral, kriminal dhe i paligjshëm”. “Ajo që ata kërcënojnë të përpiqen të bëjnë kundër Venezuelës, ndryshimi i regjimit, një sulm ushtarak terrorist, është imorale, kriminale dhe e paligjshme”, tha Maduro para parlamentit të vendit latino-amerikan. “Është një çështje që ka të bëjë me paqen, të drejtën ndërkombëtare, në Amerikën Latine dhe Karaibe. Kur dikush sulmon një vend në Amerikën Latine, ai sulmon të gjithë të tjerët, kur kërcënon një vend, ai kërcënon të gjithë të tjerët”, shtoi ai. Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump njoftoi disa ditë më parë...