Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr mes disa personash në Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir
Babë e bir përfunduan në prangat e policisë pasi goditën me sende të forta të afërmin e tyre. Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës mbërritën në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht. Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet procedurale...