Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasja me Ramën, zbardhet vendimi i Balliut që bllokoi vendosjen e Kadastrës: Punoi 4 vite në ndërtesën e dëmtuar nga tërmeti
Godina në Tiranë e konfiskuar nga autoritetet në vitin 2022, për shkak të tejkalimit të lejes së ndërtimit, e cila ishte në qendër të sulmeve të kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu, ka një histori të gjatë kalvari me institucionet shqiptare. Ndërtesa i përket dy vëllezërve Thanas dhe Robert Biqiku, sipërmarrja e të cilëve, nuk lidhet me ndërtimet, por më së shumti me botën e gastronomisë. Ata zotërojnë një nga restorantet e para me emër për prodhimet e detit, Restorant Fiore, fillimisht i hapur në Kavajë, e më pas me të njëjtin emër dhe në kryeqytet. Vendimi i gjyqtarit që çoi në bllokimin e procedurave për transferimin në mjediset e saj, të Agjencisë së Kadastrës, të cilin Report TV e ka lexuar, tregon...