Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kjo është gruaja e njohur e Tiranës që u vetëvarë së bashku me nënën në komunizëm
Një vetëvrasje e dyfishtë u krye në vitin 1967 po në Grabian të Lushnjës. Ganimet Cuka ishte një nga gratë më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e futën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë. E mbajtën disa muaj në hetuesi, por nuk mundën ta bënin të pranonte se ishte agjente e zbulimeve...