Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paqja në Ukrainë mbetet e paqarta një javë pas samitit të Alaskës/ Trump rishqyrton sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nëse nuk arrihet përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë, ndërsa Moska deklaron se “nuk ka ndonjë takim të planifikuar” mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. “Do të marr një vendim se çfarë do të bëjmë dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm – nëse do të vendosim sanksione të rënda apo tarifa të rënda doganore, ose të dyja, apo nuk bëjmë asgjë dhe themi: kjo është lufta juaj,” tha Trump, duke shfaqur hapur zhgënjimin ndaj Moskës, një javë pas takimit të tij me Putinin në Alaskë. Ai tha se ishte i pakënaqur me një sulm rus ndaj një fabrike amerikane në Ukrainë këtë javë, që shkaktoi zjarr dhe plagosi...