Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Parandalohet ngjarja kriminale në Kukës/ Vihen në pranga babë e bir, goditën me sende të forta të afërmin e tyre
Një ngjarje kriminalë është parandaluar në Kukës konkretisht në fshatin Kosharisht. Sipas informacioneve zyrtare policore janë arrestuar në flagrance babë e bir, sepse kanë goditur me sende të forta të afërmin e tyre. Në pranga janë vënë Mustrif dhe Besmir Murataj. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. NJOFTIMI I POLICISË: Kukës/ Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Kosharisht. Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë babë e bir. Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u...