Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë
Pas 130 milionë eurove të Becchettit, Shqipërisë i vjen një tjetër rrezik i madh konfiskimi. Financuesi i çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway po i kërkon një gjykate federale në Uashington që ta lejojë atë të sekuestrojë asetet që i përkasin Shqipërisë, ndërsa synon të zbatojë një vendim arbitrazhi me vlerë rreth 13 milionë dollarë që qeveria shqiptare e ka injoruar për vite me radhë, në një mosmarrëveshje gati dhjetëvjeçare që rrjedh nga taksat mbi koncesionet e naftës. Konflikti në fjalë përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co.Ltd, një kompani e regjistruar në ishujt Cayman me pronarë shqiptarët, Naim Kasa, Kreshnik Greza dhe amerikanin Mark Crawford, ish kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë. GBC, e cila tashmë përfaqësohet nga Omni, fitoi një arbitrazh prej 13 milionë...