Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjike në Greqi/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinën e një vile në ishullin Paxos, arrestohet e ëma
Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në ishullin e Paxosit në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në pishinën e një vile. Sipas mediave greke, vajza ishte fëmija i vetëm i familjes shqiptare, që jeton prej vitesh në këtë ishull. Tragjedia ndodhi në orën 15:00, kur vajza po luante në kopshtin e shtëpisë në zonën e Loggos. Për disa minuta, ajo i shpëtoi vëmendjes së të ëmës dhe u largua. E ëma nisi ta kërkonte nëpër shtëpi dhe më pas të fqinjët. 4-vjeçarja u gjet më pas nga kuzhinieri i vilës që ndodhej 150 metra larg shtëpisë. Në kohën e ngjarjes, turistët që kishin marrë me qira shtëpinë nuk ndodheshin aty. Policia dhe mjekët nga Qendra Shëndetësore e Paxos...